Zbulo të panjohurën

Pak ditë para zgjedhjeve, përkrahësit e Albin Kurit thërrasin protestë kundër Driton Selmanajt

Simpatizantët e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kanë thirru një protestë kundër zëvendëskryeministrit Driton Selamanaj, shkruan Reporteri.net.


Thirrjet për dorëheqjen e tij vijnë pas një deklarate të Slemanajt, i cili tha se është lodhur nga çështja e personave të pagjetur.

Protesta është thirrur për nesër në ora 14:00 dhe do të mbahet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Organizatorët kanë bërë thirrje që të respektohen masat kundër pandemisë.

Tensionet mes LDK-së dhe Vetvëvendosjes janë rritur shumë ditëve të fundit, pak para mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Podujevës.