Zbulo të panjohurën

Pamje dhe detaje të reja nga aksidenti i mbrëmshëm në Pejë, ku vdiq një person

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Pejë.

I vdekuri është personi me iniciale M.K dhe siç mëson Ballkani.info, ai është vëllai i një pronari të një restoranti të njohur në Pejë.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë ndikuar në aksident, por policia e ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur në mes të dy veturave.

“Rreth orës 23:00 në Pejë, ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave, një person pas lëndimeve që ka pësuar është dërguar për ndihmë mjekësore, ndërkohë mjekët në Spitalin Rajonal në Pejë kanë konstatuar vdekjen e tij”, konfirmoi policia./Ballkani.info./