Zbulo të panjohurën

Pamje nga aksidenti në Podujevë ku vdiq një 19-vjeçar (Video)

 

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:30 në hyrje të fshatit Shajkoc të Podujevës.

Njëri nga këta persona të lënduar nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve, me ç’rast ka ndërruar jetë në Qendrën Klinikë Universitare. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Viktima e këtij aksidenti është 19-vjecari A.Bekolli, raporton Magazina.al

“Numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve që kanë pësuar  në aksidentin që ka ndodhë në Shajkovc të Podujevës ka arrit në 8 persona, njëri prej të cilëve nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës A.B (mashkull) 2001e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe, në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një traktor.

Më poshtë mudn të shihni pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti:

VIDEO