Zbulo të panjohurën

Pamje nga dita kur Kuvendi zgjodhi Rugovën president e Bajram Rexhepin kryeministër (Video)

Deputëtet e Kuvendit pa dallim, disa herë u ngritën në këmbë dhe duartrokiten kur në vitin 2002 zgjodhën për herë të parë presidentin dhe kryeministrin e Kosovës.

Ndonëse 19 vite pas këtyre pamjeve, Kuvendi i Kosovës viteve të fundit nuk është njohur shumë për punë e aq më pak për unitet politik brenda tij, ku shpeshherë kanë shpërthyer akuza deri në personale mes deputetëve, ministrave e deri tek kryetari i Kuvendit, shkruan Magazina.al

Në mars të vitit 2002, në Kuvend kishte unitet pasi me 88 vota, kishte votuar kreun e LDK-së Ibrahim Rugovën në postin e presidentit, ndërsa kryeministër ishte zgjedhur Bajram Rexhepi i PDK-së.

Kosova pritet që shumë shpejt të ketë një proces të ngjashëm të votimit të qeverisë dhe presidentit pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, por 19 vite pas nuk është e sigurt nëse qeveria e ardhshme që pritet të foromohet nga Lëvizja Vetëvendosje, do të arrijë të ketë numrat për të zgjedhur presidente Vjosa Osmanin me 80 vota, ndërsa përvec kësaj mungon unitetit dhe është e paqartë nëse partitë opozitare do të qendrojnë në Kuvend për të krijuar kourumin që Osmani të zgjedhet me 61 vota si presidente në raundin e tretë, në rast se në dy raunde nuk merr 81 vota.

Pamjet e datës së 4 marsit 2002 mund të shihen më poshtë: