Zbulo të panjohurën

Pamje nga shtëpia ku ndodhi vrasja e katërfishtë në Viti (Video)

Një tragjedi ka ndodhur sonte në fshatin Pozhoran të Vitisë.

Sipas prokurorisë, një burrë rreth orës 18:00 ka vrarë gruan, dy fëmijët e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

“Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Dyshohet se familja kishin ardhur nga Zvicra për pushime në Kosovë, ndërsa motivet ende nuk dihen.

Policia edhe në këto momente janë duke qëndruar në shtëpinë ku ndodhi kjo tragjedi dhe ju sjellim pamje më poshtë: