Zbulo të panjohurën

Pamje të rralla nga zgjedhjet e para në Kosovë në vitin 2000, votonin të parët policia

Më shumë se një vit pas luftës së egër, Kosova ka mbajtur zgjedhjet e para në vitin 2000.

Zgjedhjet u mbajtën më 24 tetor 2000, ndërsa ishin të parat në Kosovën e lirë e cila administrohej nga misioni i OKB-së.

Votat e para në atë kohë i dhanë pjestarët e policisë së Kosovës dhe punëtorët lokal që punonin për misionet e huaja si UNMIK e OSBE, shkruan Magazina.al

Në atë kohë zgjedhjet ishin mbajtur ditën e shtunë dhe jo të dielën siç mbahen zakonisht, pasi ashtu kishte vendosur administratori i UNMIK-ut.

Një police flet pas votimit, ndërsa shprehet e lumtur që po voton për herë të parë në liri.

“Jam shumë i lumtur që për herë të parë po votojmë si duhet”, thoshte pjesëtarja e Policisë së Kosovës, e cila ishte ndër të parat që votoi.

E shtuna e 24 tetorit të vitit 2000, ishte ditë e veçant edhe për një punotre lokale të UNMIK-ut.

“Kjo ditë, mendoj se është një ditë e veçantë për shqiptarët sepse është hera e parë që shqiptarët votojnë për një Kosovë të lirë dhe ne mendojmë se këto zgjedhje do të jenë zgjedhje demokratike”, thoshte ajo.

Trupat K-FOR ishin vënë në gatishmëri të lartë në rast të ndonjë incidenti të dhunshëm.

Më shumë se dy dekada pas këtyre zgjedhjeve, kosovarët kanë votuar të dielën në zgjedhjet e parakohshme paralamentare ku fitues i këtyre zgjedhje është Vetëvendosje./Magazina.al