Zbulo të panjohurën

Parashikimi i motit për javën e dytë të dhjetorit

Java e dytë e dhjetorit me mot më dinamik, me të reshura shiu dhe erë. Në vise të larta malore edhe me borë.


Hapja e korridorit nga Atlantiku përgjatë Mesdheu sjell mbi rajon depërtimin e cikloneve të cilat do të kushtëzojnë gjatë javës në vijim një mot shumë dinamik, me të reshura shiu, por edhe me erëra, e në vise malore edhe me borë. Ndërkohë depërtimi i masave më të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të mbajë temperaturat pak më lartë mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore.

Një sistem frontal i ciklonit që është formuar mbi Itali, gjatë natës dhe ditën e nesërme kalon edhe mbi vendin tonë, që parashihet të sjell reshje të konsiderueshme shiu. Intervale me shi më pas pritet të ketë edhe ditën e mërkurë, me mundësi edhe për të enjten. E në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit priten sërish reshje shiu.

Ditëve të para të javës qetësimi gradual i erërave mund të rrisë koncentrimin e ndotësve ajror, ku indeksi i cilësisë së ajrit do të kaloj edhe në vlera të dobëta, e ditën e mërkurë, me mundësi për qarkullim më të madh ajror, cilësia e ajrit zbret edhe në vlera të mjaftueshme, vende-vende edhe të mira.

7.12 – Kryesisht vranët, paradite me shi. Erërat do të qetësohen. Ditën mundësi për reshje lokale shiu. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Në vise malore priten edhe reshje bore.

8.12 – Pa të reshura, me vransira, e gjatë ditës intervale me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull ose vransira të ulëta.

9.12 – Kryesisht me vransira dhe erë. Ditën kohëpaskohe me reshje lokale shiu, e në vise malore me borë.

10.12 – Kryesisht me vransira, pasdite me mundësi për riga lokale shiu.

11.12 – Vransira dhe intervale me diell. Vonë në mbrëmje me mundësi për reshje shiu.

Temperaturat minimale të ajrit lëvizin nga 2C deri 5C, e maksimalet nga 7C deri 9C.

Do të fryj erë mesatare nga juglindja 2-6m/s, e ditën e mërkurë më e fuqishme deri në 15m/s, vende-vende me hove edhe deri në 20m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, por me tendenca të rënies.