Zbulo të panjohurën

Parking falas për të gjithë, premton Driton Ajazi

Driton Ajazi ka premtuar parking falas për vozitësit në komunën e Drenasit. Kandidati për kryetar nga iniciativa Demokratët për Drenasin, ka thënë se hapësirat publike do t’u kthehen qytetarëve.

“Pushteti në ikje ka uzurpuar hapësirat kryesore të parkingjeve, disa prej të cilave pastaj i ka bërë me pagesë vjetore për banorët, disa me pagesa për orë, e të tjera i ka rezervuar vetëm për zyrtarët komunalë”, ka thënë Ajazi.

Ku është postimi i Ajazit:

PARKING PËR SECILIN, FALAS!

Hapësirat publike janë të qytetarëve. Prandaj, ne do t’ua kthejmë juve të gjitha parkingjet.

Pushteti në ikje ka uzurpuar hapësirat kryesore të parkingjeve, disa prej të cilave pastaj i ka bërë me pagesë vjetore për banorët, disa me pagesa për orë, e të tjera i ka rezervuar vetëm për zyrtarët komunalë.

Ne do t’i thejmë dryrët e do t’i çlirojmë të gjitha hapësirat e uzurpuara.

Secila familje rezidente e ndërtesave në qendër të qytetit do ta ketë të rezervuar parkingun, pa pasur nevojë ta paguajë Komunën. Pra, secilës familje ua garantojmë nga një vend parkingu.

Banorët jorezidentë mund t’i shfrytëzojnë hapësirat e lira që mbeten tek parkingjet e banesave. Po ashtu, në dispozicion do t’i kenë edhe hapësirat tjera që do t’i çlirojmë, e që tash janë me pagesë.