Zbulo të panjohurën

Pas kërcënimit flet bashkëshorti i Vjosa Osmanit, nuk e din se është kërcënuar

Në media po qarkullon informacione se burri i Presidentes, Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu është kërcënuar nga një koleg i tij i cili është shkarkuar nga detyra.

Gazeta inFokus ka kontaktuar me  Prindonin i cili ka thënë se nuk ka informata rreth kësaj ngjarje.

“Nuk kam kurrfarë informate”, ka thënë Sadriu. Ky i fundit ka kërkuar që për informacione ti drejtohemi Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ублажиће болове у зглобовима и колену за 1 данArtrosan

“Kontaktoni me MPJ-në dhe ata ju informojnë për të gjitha”, ka thënë Prindon Sadriu për Gazetën inFokus.

Bashkëshorti i Vjosa Osmanit, pas formimit të qeverisë së Albin Kurtit dhe shkarkimit të ambasadorëve politikë, është duke udhëhequr me Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut. /Gazeta inFokus/