Zbulo të panjohurën

Pas një muaji gjendet i pajetë mësimdhënësi nga Rahoveci

Është gjetur i pajetë mësimdhënësi nga Rahoveci, Naim Gashi, lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

Gashi dyshohej se është hedhur nga Ura e Fshajtë në Gjakovë, ndërsa rreth një muaj në kërkim të tij, i ndjeri u gjet sot.

Njoftimi i plotë i kryetarit:

Sapo jam njoftuar nga ekipi i kërkim- shpëtimit të FSK-së, se sot është gjetur trupi i pajetë i mësimdhënësit Naim Gashi nga fshati Sapniq.

Ekipi i Gardës së FSK-së, njësia e kërkim shpëtimit “Togu i ujërave” në krye me rreshterin e klasit të parë Naim Mala, tash e sa ditë janë në terren për të bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë, andaj i shpreh mirënjohje të thellë për angazhimin e tyre.

Familjes Gashi, miqve dhe mësimdhënësve ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e një njeriu të urtë, mësimdhënës i zoti ashtu siç ishte Naimi!

Në vend të ngjarjes  janë edhe ekipet e

Mjekësisë ligjore, Policia e Kosovës dhe të gjitha njësitet relevante të cilat i falënderoj poashtu për ndihmën dhe bashkëpunimin!

Ngushëllime!