Zbulo të panjohurën

Pasardhësit e themeluesve të UÇK-së kalojnë pasditen bashkë

Pasditen e sotme kanë qëndruar bashkë djemtë e themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Sami Lushtaku e Kadri Veseli.

Në një fotografi të publikuar nga djali i Sami Lushakut, Mërgimi, i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, shihen edhe djali i Thaçit, Endriti si dhe djali i Veselit, Klestori, shkruan Reporteri.net.

Lushtaku ka thënë se është përgjegjësi e madhe të jesh pasardhës i themeluesve të UÇK-së, por njëkohësisht ata ndihen krenarë për këtë fakt.

“Është përgjegjësi e madhe të jesh pasardhës i themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por njëkohësisht ndihemi krenarë që jemi pasardhës të ÇLIRIMTARËVE! #LiriaKaEmër”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se Thaçi e Veseli ka më shumë se një muaj që gjenden në paraburgim në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzave ndaj tyre për krime lufte.

Bashkë me ta janë edhe ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ish-krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj dhe ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa.

Ky është postimi i tij i plotë: