Zbulo të panjohurën

Pasi e larguan nga Skenderaj, Kurti lajmerohet me nje foto nga Prekazi

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani, ka publikuar një fotografi me kreun e këtij subjekti politik, Albin Kurti.

“Përshëndetje nga Prekazi heroik. Vetëvendosje!”, ka mbishkruar në fotografinë e hedhur në Facebook të Mehanit.

Kurti, përgjatë tubimit që e mbajti në Skenderaj, ruhej nga Njësia Speciale. Qytetarë të shumtë prezent afër tubimit elektoral kanë brohoritur Thaçi, Thaçi dhe UÇK.

Kurti njihet si kritik i ashpër i ish-presidentit Hashim Thaçi i cili kishte mbështetje të madhe në Komunën e Skenderajt.