Zbulo të panjohurën

Pavarësisht shtrenjtimit të rrymës, në veri të Mitrovicës dritat janë ndezur edhe në pikë të ditës


Nga dritat rrugore mund të vërehet lehtë që ke hyrë veri të Kosovës.

Por llampat e shtëpive nuk janë të vetmet që qëndrojnë ndezur edhe gjatë ditës në pjesën veriore të vendit.

Madje ato drita që nuk ndriçojnë gjatë ditës mund të kenë ndonjë defekt, andaj po bëhet sanimi i tyre.

E sanim nuk u duhet këtyre orëve të rrymës të cilat ani pse janë të rralla në Zveçan, nuk kanë edhe pse të përdoren.

Një banor i kësaj komune me shumicë serbe thotë se edhe pse nuk e paguajnë rrymën, ditë pas dite ka edhe reduktime.

Reduktimet e rrymës po u shkaktojnë probleme edhe bizneseve që gjenden në këtë pjesë, raporton T7.

E për një banor të nacionalitetit shqiptar, përfitimet prej mospagimit të rrymës janë të shumta.

E gjithë ndërtesa ku ky banon thotë se ngrohen me rrymë, ndërsa askush nuk shkon për të dërguar fatura të rrymës.

Rryma për ngrohje përveç ambienteve të brendshme përdoret edhe në ato të jashtmet.

Në këtë qendër të vaksinimit, këto nxehmje lëshohen për t’i ngrohur ata që presin jashtë kur temperaturat janë më të ulta.