Zbulo të panjohurën

PDK gjobitet me 2 mijë euro për mosrespektim të masave anti-COVID

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë gjobë nga Inspektorati në Prishtinë për thyerjen e masave anti-Coivid.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se PDK-ja është gjobitur me 2000 euro.

“Zbatimi i masave dhe ruajtja e shëndetit publik, është obligim për të gjithë”, ka shkruar ai.

Partitë politike kanë filluar tubimet nëpër komuna ende pa filluar zyrtarisht fushata zgjedhore. Në fotografitë e postuara në rrjetet sociale shihen grumbuj personash afër njëri-tjetrit dhe pa maska.