Zbulo të panjohurën

PDK nuk e mbështet Vjosa Osmanin për presidente

Pas gati gjashtë orësh ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së.


Ata kanë vendosur që mos ta mbështesin kandidaturën e Vjosa Osmanit për Presidente të Kosovës.

Pas mbledhjes për mediat është deklaruar ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj partie Enver Hoxhaj.

“Njëri prej vendimeve të rëndësishme është që KD i PDK në mënyrë unanime nuk e mbështet kandidaturën e zonjës Osmani për të qenë presidente.”, tha Hoxhaj.

Në këtë mbledhje maratonike, Hoxhaj ka thënë se kanë marrë disa vendime të rëndësishme.

“Kemi pasur një mbledhje të mirë të KD. Kemi nxjerre tre katër vendime. KD ka ngarkuar PDK që të del me një dokumebnt strategjik se si të ndodhë reforma në PDK. Kemi marrë vendim që ta kemi një strategji të detajushme që si të bëjmë opozitë. Kemi miratuar një kalendar për zgjedhjet komunale”, tha Hoxhaj.