Zbulo të panjohurën

Pensionohet nëna e presidentes Osmani, punoi 46 vite si infermiere

Nëna e presidentes, Vjosa Osmani, sot është pensionuar pasi ka arritur moshën për pension.

Puna e saj ka qenë mjaft fisnike dhe në ndihmë të qytetarëve, me theks të veçant banorëve të Komunës së Mitrovicës, shkruan Jepi Zë.

Si infermiere ajo ka punuar për 46 vite, ndërsa angazhimi saj nuk mungoi as gjatë gjithë pandemisë.


Përmes një postimi njëra nga motrat e presidentes, ka publikuar një fotografi duke festuar ditëlindjen dhe pensionimin e saj, ndërsa nënën e tyre e kanë uruar duke konsideruar si shembull të gruas së fortë e zemër bardhë.


Postimi i plotë:

Pas 46 vite pune, Mami infermiere me profesion u pensionua.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Të paqim me jetë të gjatë, je shembull i gruas së fortë e zemër bardhë.

Të falënderojmë për të gjitha, mbretëresha jonë