Zbulo të panjohurën

Për 24 orë shqiptohen 778 gjoba ndaj personave që nuk i respektuan masat antiCOVID

Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 778 gjoba për personat që e shkelën ligjin kundër COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit Policia ka shqiptuar 810 tiketa të trafikut për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

25 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa 15 janë dërguar në mbajtje.