Në redaksinë e Gazetës Online “Reporteri.net” kanë ardhur pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen edhe Policia dhe zjarrfikësit të cilët po mundohen që ta fikin zjarrin.
Rastin për Gazetën e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka njoftuar se nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar.
“Në ora 18:04, policia është njoftuar për një zjarr në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikëse që i janë përgjigjur njoftimit. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar” ka thënë Krasniqi për Reporterin.
Ende nuk është bërë e ditur se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin.