Zbulo të panjohurën

Përfshihet nga zjarri një veturë te “Kroi i Mbretit”

Një veturë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në vendin e nohur si “Kroi i Mbretit”.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas Kelanit, nga ky rast s’ka të lënduar.

“Një veturë është përfshirë nga zjarri, por s’ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe zjarrfikësit dhe Policia, të cilët po merren me rastin”, ka thënë Kelani.