Zbulo të panjohurën

Përleshje me thikë në afërsi të një shkolle në Prishtinë, një person dërgohet në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident me thikë në afër të shkollës “Ismail Qemali”, në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë një i mitur e ka therur me thikë një person tjetër që është dërguar për trajtim të menjëhershëm në QKUK.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:45 është raportuar për një lëndim trupor të ndodhur në afërsi të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes prej nga viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Ndërkohë që ka shoqëruar në stacionin policor një të mitur që dyshohet të ketë shkaktuar lëndimin trupor të viktimës me një mjet të mprehtë. Aktualisht policia ka iniciuar në hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti për Express.

Në ndërkohë si pasojë e therjes me thikë, dje në Prizren ka ndërruar jetë një nxënës i klasës së 11-të, të shkollës së mjekësisë “Luciano Motroni” .