Zbulo të panjohurën

Përleshje në një lokal në Prishtinë, arrestohen pesë persona

Një përleshje ka ndodhur sonte në Prishtinë, saktësisht te Rruga B.

Magazina.al ka siguruar pamje nga vendngjarja dhe aty shihet se ka ndodhur në një nga kafenetë e lagjes.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.  Bajram Krasniqi nga PK thotë se në këtë rast janë arrestuar pesë persona.

“Sonte, në ora 19:50, policia është njoftuar për një rast në një lokal në ‘Rrugën B’. Policia me të pranuar informatën ka intervenuar në atë lokacion. Në Stacionin Policor ‘Jugu’, janë shoqëruar pesë persona të përfshirë në një mosmarrëveshje-rrahje, rasti është duke u kompletuar dhe në konsultim me prokurorin do të procedohet me tutje”, konfirmon Krasniqi.