Zbulo të panjohurën

Përlotet Melisa – Andi i dedikon poezi!

Në pjesën e fundit të takimit Andi i ka dedikuar një poezi të veçantë Melisës.

“Këngëtar nuk jam, por jam frymëzim i këngëtarëve për … (nxjerr një kuti) Jam një lloj poeti të lutem lexoje”, shprehet Andi.

Një detaj mjaft i realizuar dhe e ka surprizuar goxha Melisën: ”Ky është ai që më ka bërë të emocionohem më shumë”.

Por pas këtij gjesti romantik ndodhi edhe e papritura!

Melisa kishte marrë në studio kutinë e dhuratës, por letra ndodhej në duart e Atdheut!

Melisa: Të pëlqeu, e lexove?

Atdheu: Po shumë (i thotë diçka nën zë)

Bora: Çfarë të tha Melisa?

Melisa: Më tha që më ka shkruajtur një tjetër, por nuk e besoj!

Pas kësaj skene, Andi çohet në këmbë për ta recituar sërish këtë poezi duke dhuruar tepër emocione, e duke marr përgëzime nga konkurrentët, e pas kësaj çohet sërish por këtë herë për të përqafuar Melisën./Tch