Zbulo të panjohurën

“Përputhen” merr këtë vendim për Atdheun nga Kosova

Debatet e djeshme mes treshes Atdhe-Elvis-Antonela ishin të tensionuara duke shkuar deri në fyerje mes konkurrentëve.

Antonela akuzoi Loco-n për një postim të këtij të fundit në story në Instagram se i referohej asaj.

Madje akuzoi edhe Atdheun se kishte goditur me karrige Shqipen, debat që më pas degjeneroi në fjalë si “shpifsirë, ndyrësirë etj”.

Gjithashtu opinionisti Arjan Konomi kërkoi përjashtimin e Loco-s nga emisioni.

Kjo bëri që Atdheu të çohej nga karrigia e tij dhe të largohej nga studio. Për këtë largim të menjëhershëm, emisioni vendosi të pezullojë Atdheun për një kohë nga emisioni, deri në një lajmërim të dytë.