Zbulo të panjohurën

Personi që dyshohet se u plagos sonte në Prishtinë është lideri i “Plisave”

Personi i plagosur me armë zjarri para pak minutash në rrugën “UÇK” në Prishtinë është Rinor Grajqevci. Kështu ka mësuar Express nga burime të saja.

Lajmin për plagosjen e një personi, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 21:00 kemi marrë informacionin për një plagosje me armë zjarri në rrugën “UÇK”në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur 1 person. I njëti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht ekipet policore janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar”, tha Borovci.

Rinor Grajqevci, lideri i Plisave