Zbulo të panjohurën

Pësuan djegie të rënda nga shpërthimi në Ferizaj, nisen për Turqi edhe dy pacientët tjerë

Nga Aeroporti i Prishtinës janë nisur edhe dy pacientët tjerë të cilët do të dërgohen në Turqi për trajtim mjekësor, pas lëndimeve që kanë pësuar nga shpërthimi në Ferizaj. 

Dy pacientë janë dërguar në Turqi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërkaq dy të tjerë janë nisur tani nga aeroporti i Prishtinës.

Ata do të trajtohen në Turqi pas lëndimeve që kanë pësuar nga shpërthimi i bombolës së gazit që ndodhi të martën në një restorant në Ferizaj.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, mëngjesin e sotëm ka njoftuar për nisjen e dy pacientëve të parë për Turqi.

“Nëpërmjet dy aeroplanëve, sot herët në mëngjes, i përcollëm për trajtim në spitalet e Turqisë dy pacientët e parë në gjendje më të rëndë të lënduar nga eksplodimi i bombolës së gazit në Ferizaj, dy të tjeret janë në pritje të nisjes”, ka shkruar Zemaj.