Zbulo të panjohurën

Pfizer ia konfirmon Kosovës marrëveshjen për blerjen e vaksinave

Komapnaia “Pfizer/BioNTech”, ka njoftuar Kosovën se kanë gati dokumentin për të nënshkruar blerjen e vaksinave anti-COVID.

Kompania “Pfizer/BioNTech”, i ka dërguar letër ish-ministrit të shëndetësisë, Armend Zemaj ku e ka njoftuar se kanë gati marrëveshjen për vaksinat me Kosovën, transmeton Zeri.info.

Këtë e ka bërë të ditur ish-ministri Zemaj përmes një postimi në Facebook, i cili e ka cilësuar këtë si një lajm tjetër të mirë për Kosovën që pas shumë negociatave vjen konfirmimi për blerjen e vaksinave nga ““Pfizer/BioNTech”.

“Edhe një lajm i gëzueshëm për mua, dhe qytetarët e Kosovës, që pas shumë negociatash dhe shkëmbim të shkresave, vjen konfirmimi për blerjen e vaksinave nga Pfizer-BioNTech. Duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët për angazhimin e sinqert, shpresoj se kjo do jetë arma më e forte, në luftimin përfundimtar të pandemisë Covid-19”, ka shkruar Zemaj.

ai ka kërkuar që që Qeveria aktuale, të vazhdojë në mënyrë sa më efikase, finalizimin e pjesës së marrëveshjes për blerje, e cila siguron vaksinim në masë të qytetarëve të Kosovës në luftimin e pandemisë globale COVID-19.