Zbulo të panjohurën

Plagoset një person në Dardani të Prishtinës

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Dardania të Prishtinës.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet për ta identifikuar të dyshuarin.

“Sot rreth  orës 12:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Bazuar në të dhënat fillestare një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka konfirmuar policia për Express.