I riu nga Podujeva, i cili e portreton veten si pleqnar, Yll Raçi, pasi ka pranuar se ka gënjyer kur ka thënë se po shiten votat në Llap, ka lëshuar edhe një gënjeshtër në FB. Ka shkruar se nuk e pranon se është thënë nga goja e tij se në qytetin ku po votohet për Kryetar po shiten votat nga të rinjtë.
“Pleqtë i falënderoj gjithmonë, ata kur e votojnë një parti një herë, e votojnë çdo herë. E rinia është duke u mashtru, po e shesin votën për 20 euro. Mos e shtini votën”, kishte thënë Raçi.
Por, në reagimin në Fb e ka ndryshuar krejtësisht deklaratën. Ka thënë se askund s’ka përmendur eurot si dëmshpërblim të votave.