Zbulo të panjohurën

Polici në Dragash plagos dy qytetarë

Një zyrtar policor dyshohet se ka plagosur dy qytetarë në Glloboqicë të Dragashit, pas një mosmarrëveshjeje.

Një burim i Reporteri.net në Policinë e Dragashit ka thënë se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje për një veturë.

Siç merr vesh Reporteri.net, i dyshuari është zyrtar në Stacionin e Policisë në Prizren.

 

Gazeta ka provuar të kontaktojë me Policinë e Prizrenit por ata nuk janë përgjigjur deri në momentin e publikimit të këtij lajmi.