Zbulo të panjohurën

Policia aksion në Podujevë, arreston dy persona të kërkuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot nga njësite policore të Podujevës, në dy operacione të ndara, janë arrestuar dy persona të dyshuar për të cilët kishte urdhëresa të gjykatës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ka deklaruar se aksionet janë ndërmarrë në dy lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatin Gllamnik dhe në qytetin e Podujevës, ku janë arrestuar dy 23-vjeçar.

“Personat e arrestuar janë: -B. M, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ( urdhëresë gjykatës për vjedhje të rëndë), dhe F.O mashkull,23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( 1 urdhërese te gjykatës për vjedhje të shërbimeve)”, ka deklaruar Ahmeti për Reporteri.net.

Ahmeti ka thënë se personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar ne vuajtje të dënimit.