Zbulo të panjohurën

Policia arreston të dyshuarin kryesor për plagosjen e tre personave në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka plagosur tre persona të tjerë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Veton Elshani, shkruan Express.

“Po është arrestuar personi i cili është i dyshuari kryesor për plagosjen e tre personave”, tha Elshani.

Të shtëna me armë janë dëgjuar sonte rreth orës 21:00 në Pejë, nga të cilat tre persona kanë mbetur të plagosur.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

“Rreth orës 21:00 në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Pejë ka pasur gjuajte me armë zjarri ku tre persona janë plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë janë duke u dërguar në QKUK kurse tjetri në spitalin rajonal të Pejës. Ende nuk është arrestuar asnjë person. Nuk dihen motivet. Hetuesit, forenzika janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë PK