Zbulo të panjohurën

Policia arreston tre persona në Fushë Kosovë, kishin vjedhur në një shtëpi para dhjetë ditësh

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës të dyshuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë” me datë 21 janar në një shtëpi në Fushë Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate.

Të dyshuarit janë G. S. 20 vjeç, A. A. 20 vjeç dhe A. K. 17 vjeç, shtetas kosovarë.

Njoftimi i plotë:

Me datë 29.01.2021 rreth orës 02:30 Policia kishte pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një thyrje e një shtepie. Njesia policore menjeher ju ka pergjigjur informatës dhe me të arritur në lokacion është kontaktuar viktima femër, e cila njofton se është sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur te cilet kishin depertuar me forcë në shtëpin e saj dhe i kanë marr asaj disa gjëra personale, perfshirë dy telefona.

Policia ne bashkëpunim me prokurorinë kompetente kanë iniciuar rastin si “ grabitje” dhe sot, me datë 31.01.2021, rreth orës 12;00, Njesia e hetimeve nga stacioni policor në Fushë Kosovë, pas një veprimtarie aktive hetimore lidhur me rastin e cekur më lart, kanë arritur të lokalizojnë një objket (shtëpi) në Fushë Kosovë, ku dyshohej se tre personat e dyshuar të cilët dyshohej se kanë kryër vepren e cekur më lart janë strehuar në këtë shtëpi. Në konsultim me autoritete e drejtësisë Policia kanë ndërmarr një operacion kontrolli dhe bastisje duke hyrë në shtepinë e cekur dhe me këtë rast kanë gjetur brenda tre personat e dyshuar të cekur më lart, të cilët dyshohej se kishin kryer veprën penale “grabitje”.Gjatë realizimit të bastisjes në këtë shtëpi janë gjetur dhe sekuestruar disa sende të dyshuara (rroba të ndryshme, maska, dy telefona celular dhe një sasi të substancave narkotike).

Gjatë hetimit të rastit, personat e njëjtë dyshohet se kishin qenë të përfshirë edhe në një rast tjetër “vjedhje e rëndë”, ndodhur me datën 21.01.2021 në Fushë Kosovë dhe hetime tjera janë ne proces. Prokurori kompetnet ndaj dy të dyshuarve te arrestuar ka caktuar masën e Ndalimit policor për 48 orë, kurse të dyshuarin e tretë (i mitur)  e dergon në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është inicuar rasti “Posedim i substancave narkotike”, për ndërmarrjen e procedurave të mëtejme ligjore