Zbulo të panjohurën

Policia bastisë shtëpinë e Don Xhonit në Drenas

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar mbrëmë nga Gazeta Express, mbrëmë Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e Don Xhonit, ku ka kërkuar armë

Reperi Don Xhoni është shfaqur në një foto në rrjetet sociale ku shihet duke mbajtur armë, të tipit Kallashnikov.

Reperi, kishte thënë se ato janë bërë për një klip që është duke e realizuar ai, por që duket se Policia e Kosovës i ka trokitur që mbrëmë në shtëpi

Sipas burimeve të Gazetës Express, pas publikimit të fotos kanë vizituar shtëpinë e reperit por që nuk ka arrestime.

Bastisja është bërë në shtëpinë e tij, në lagjen Drenas 3 në këtë qytet.

Sipas mediave, Don Xhoni dje kishte xhiruar klipin e tij më të ri, “Mafia” derisa ai në InstaStory kishte shkruar:

“Xhirimet e Mafies përfunduan, veç përhaj na qoftë”.

Kujtojmë se Fjolla Morina është dënuar për mbajtje të armës nga Gjykata e Qarkut të Kukësit, derisa për gjuajtje me armë në një aheng të Kosovës, Policia e Kosovës kishte ndjekur edhe reperin Gjiko.

Gjiko kishte gjuajtur me armë por që mediat kishin raportuar për këtë gjë dhe pas publikimit të videos, Policia e Kosovës i ishte vënë pas atij. /GazetaExpress/