Zbulo të panjohurën

Policia dhe Prokuroria në aksion, ndërlidhet me procesin zgjedhor

Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë janë duke zhvilluar një aksion i cili ndërlidhet me procesin zgjedhor dhe keqpërdorimet me manipulimin e votave në QNR, shkruan Gazeta Express.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.

Ai ka  thënë se ky aksion është duke u realizuar me kërkesë të prokurorisë.

Deri më tani nuk është konfirmuar nëse është arrestuar ndonjë person i dyshuar për këtë rast apo lokacioni i saktë se ku po zhvillohet aksioni.

“Mund të konfirmojmë se, në bazë të kërkesës së Prokurorisë dhe urdhëresës së Gjykatës kompetente, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor. Ky operacion i cili është duke u realizuar në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërlidhet me procesin zgjedhor. Me respekt, Zyra për informim e PK-së”, ka thënë Kelani.

Deri më tani nga policia e Kosovës janë arrestuar dy persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve.

A.K dhe S.M janë përfshirë në një video ku flitet për manipulime të votave në favor ish-kandidates të AAK-së për deputet, Meliza Haradinaj-Stublla.

Ndaj tyre prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit.