Zbulo të panjohurën

Policia e konfirmon grabitjen në “Albi Market” në Prishtinë (Video)

Sot është grabitur një market në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar se rreth orës 18:00 është raportuar për një rast vjedhje të ndodhur në një market në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë .

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para  janë ngritur dyshimet se  vjedhja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë për Magazina.al zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu tha se aktualisht policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve.​/Magazina.al