Zbulo të panjohurën

Policia jep detaje për vdekjen e Fadil Syleviqit

Policia e Kosovës dje ka konfirmuar se është gjetur i vdekur ish-pjesëtari i Policisë, Fadil Syleviq.

Në raportin 24 orësh, sot Policia e Kosovës, njofton se Syleviq është gjetur pa shenja jete në pjesën malore në mes të fshatit Zllatar dhe fshatit Matiçan ne vendin e quajtur “Kërpë”.

Siç njofton PK, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

“Fsh. Zllatar, Prishtinë 15.01.2021 – 13:56. Është raportuar se në pjesën malore në mes të fshatit Zllatar dhe fshatit Matiçan ne vendin e quajtur “Kërpë” është trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar pjesëtarë i Policisë së Kosovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë e cila ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Reporteri.net dje raportoi për vdekjen e Syleviqit i cili ka  qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa emri i tij është i njohur sepse ka qenë pjesë e akuzave publike.