Zbulo të panjohurën

Policia: Vazhdon kontrolli i rrugëve me dron

Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal nga Drejtoria Rajonale e PK-së në Gjilan, edhe sot kanë vazhduar me kontrolle në rrugët rajonale përmes dronëve me qëllim të preventimit të aksidenteve të trafikut.

“Policia e Kosovës (PK), njësitet e trafikut rajonal në vazhdimësi apelojn vozitësit, pjesëmarrës në komunikacion, që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit, në mënyrë që të mos kemi aksidente”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Të gjithë ata që hasen në kundërshtim me normat e komunikacionit do të përballen me sanksione të parapara ligjore”, përfundon njoftimi i tyre.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovoPolice%2Fposts%2F4202931293100708&show_text=true&width=500