Zbulo të panjohurën

Prezantohet logoja e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Është bërë publike logoja e 13 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Kjo logo është punuar punuar nga Innovation Centre Kosovo.

“Ju prezantojmë logon e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës , të qendisur nga studentët e dizajnit grafik në ICK, nën kujdesin e mjeshtrit Abdullah Hasani Honedon”, thuhet në postimin e ICK-së në Facebook.

Kosova e kishte shpallur pavarësinë e saj me 17 shkurtit të vitit 2008.