Zbulo të panjohurën

Prezantuesi i CNN në lot pasi Joe Biden zgjedhet president i ShBA’së

 

Mediumi amerikan CNN ka publikuar para pak minutash projeksionin me të cilin ka nxjerrë Joe Bidenin si presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E një lajm i tillë ka prekur emocionalisht një prej gazetarëve që ka qenë duke raportuar LIVE, e i cili është shkrehur në lot pasi Joe Biden ka konfirmuar fitoren në Pensilvani dhe kështu ka mposhtur përfundimisht Donald Trumpin.

Bëhet fjalë për prezantuesin amerikan, Van Jones./Express/