Zbulo të panjohurën

Prishtinë – sulmohet fizikisht një infermiere në Klinikën Infektive

Një infermiere është sulmuar sot fizikisht në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin, se rasti ka ndodhur rreth orës 14:30.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën për një sulm fizik që ka ndodhur brenda objektit të Klinikës infektive në Prishtinë”, ka thënë ajo.

Ahmeti tha se hetuesit policor në koordinim të ngushtë me prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin në fjalë.