Zbulo të panjohurën

Profesor universitar! Shpejtim Bulliqi kopjon urimin e 8 Marsit, nuk di të shkruaj vetë

Shpejtim Bulliqi, kryetar i tanishëm i Podujevës nga radhët e Vetëvendosjes, sot gjatë ditës ka uruar gratë për 8 mars. Në urim, Bulliqi shkruan se kjo datë rikujton lëvizjen për të drejtat e grave.

Tutje në postimin e tij në Facebook, Bulliqi ka shkruar se ‘në ditën ndërkombëtare të gruas, uroj qe fjalët drejtësi e barazi të mos mbeten vetëm fjalë, por të punohet për to’.

E këto fjalë Bulliqi i ka kopjuara nga kryetari i Kamenicës, Qëndon Kastrati, i cili në 8 marsin e vitit të kaluar kishte shkruar fjalët që Bulliqi i kopjoi sot.

Bulliqi, që është profesor universitar, ka kopjuar fjalë për fjalë dy paragrafë nga Kastrati.

Shihni ngjashmëritë ndërmjet dy shkrimeve: