Zbulo të panjohurën

Prokuroria mbylli rastin ku Haxhi Avdyli akuzohej se beri seks me gruan e dikujt

Ky është momenti kur Haxhi Avdyli, i futet seriozisht politikës.

Karrierën e tij si kryetar dege e i LDK-së në Prizren, doktor Avdyli e nisi duke përmendur disa vlera të shoqërisë që fillojnë qysh nga familja.

Por këto vlera bien ndesh me veprimet që dyshohet se vite me vonë i kishte bërë Avdyli që në 2017 nisi fushatën edhe për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Rrjetet sociale, ishin një ndër format për të bërë fushatë dhe këtë platformë e përdorte edhe politikani nga Prizreni për t’i bindur elektoratin që t’i besojnë atij.

Mirëpo një mesazh i ardhur në llogarinë e tij në facebook, pa përmbajtje politike, duket se e tundoi deputetin e ardhshëm të Kuvendit të Kosovës.

Një mesazh i erdhi atij nga adresa e një gruaje nga një fshat i Suharekës.

Ajo, siç shkruan Sinjali, i ofron shërbime seksuale deputetit të ardhshëm i cili duhet të paguaj 500 euro për këtë shërbim.

Në dokumentet e Sinjalit, shihet edhe dëshmia e gruas e cila kishte qenë e nxitur nga i fejuari i saj për të bërë këtë veprim.

Dëshmia e gruas dhënë në Prokurori

“Pasi u fejova, në tre muajt e parë, N.K. ma ka marr pasuordin e Facebookut tim që unë nuk e kam përdorur më prej se jam fejuar. Ai ka komunikuar me persona të ndryshëm, meshkuj, në emrin tim. Ka bërë marrëveshje me 500 euro me personin Haxhi Avdyli (doktor dhe politikan nga Prizreni) ku atij i ka thënë se unë dalë me para për shërbime seksuale. Këtë person e ka nxitur me fotot e mija të cilat mi kërkonte si e fejuara e tij dhe unë ia dërgoja pa ditur se çfarë po bënte ai, pra ka biseduar në emrin tim. Pastaj unë jam detyruar të kem marrëdhënie seksuale me këtë person i cili mi ofroi vetëm 200 euro”.

Avdyli që mendon se vetëm besimi e ruan lidhjen, mbante komunikim me të fejuarin e viktimës që jetonte në Gjermani.

Përmes tij organizoi takimin me gruan në Kosovë.

Avdyli, i martuar dhe baba i tre fëmijëve, sipas dokumenteve të Sinjalit, kishte shkuar me veturë e kishte marrë gruan në Suharekë dhe kishin shkur në një hotel në Prizren.

Dëshmia e gruas dhënë në Prokurori

“N.K., ishte në Gjermani, ai pasi që ka komunikuar me personin në fjalë në emrin tim më ka thirrë mua në viber dhe më ka thënë se ti duhet të dalësh me këtë person, ai po të pret te rruga e fshatit në Shirokë me një gjip. Me ka thënë se t’i jep 500 euro dhe parat merrja para se me hyp në kerr. Pastaj më ka thirrë në telefon me pare dhe e ka mbajtur hapur tërë kohën të sigurohej se çfarë po bëj unë. Unë hypa në kerr, paret ja mora pasi hypa, sepse frikohesha mos po më shihte dikush. Pastaj ai mi dha vetëm 200 euro sepse më tha shumë janë 500 euro. Shkuam në motel (emër i njohur për redaksinë) në Prizren, pata marrëdhënie seksuale me të dhe N.K., tërë kohën ka dëgjuar në telefon, sepse më ka detyruar ta mbajë telefonin e hapur. Më ka thënë pse 200 unë të kam thënë 500 euro ty”, ka rrëfyer ajo ngjarjen.

Prokuroria Themelore në Prizren që të dielën ka qenë e paqasheme, ka mbyllur hetimet për këtë rast, pasi sipas tyre nuk janë gjetur dëshmi se N.K e ka detyruar apo ia ka mundësuar marrjen në prostitucion gruas së tij.

E ish deputeti që la LDK-në për t’ju bashkuar Listës së Vjosa Osmanit, ka mohuar këto pretendime.

Ai madje ka paralajmëruar padi për këto që ai I quan shpifje dhe fabrikime të kundërshtarëve politikë.

Askush nga kampi i Vjosa Osmanit, nuk është deklaruar lidhur me këto pretendime, kurse Avdyli që ka paralajëmruar padi i qëndron besnik Motos:

E ardhmja u takon atyre që guxojnë