Zbulo të panjohurën

Prostitucion në Fushë Kosovë, Policia kap një mashkull dhe dy femra

Prostitucioni po vazhdon të merr hov edhe në Kosovë. Këso raste raportohen shumë shpesh, shkruan Gazeta Sinjali.

Në Fushë Kosovë u zhvillua një veprimtari e tillë, ku me të marrë Policia informacion, ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar tre persona.

Një mashkull dhe dy femra shqiptare, janë të përfshirë në veprën “Mundësim apo detyrim në prostitucion”.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00. Ndërsa Policia me t’i arrestuar të dyshuarit, të njëjtit edhe janë intervistuar.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë së Kosovës e kanë konfirmuar rastin në fjalë