Zbulo të panjohurën

Pse KQZ e lejoi Etem Arifin të kandidojë për deputet, arsyetohet Daka

Kryetarja e Këshillit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, është arsyetuar lidhur me certifikimin e deputetit nga radhët e komunitetit pakicë, Etem Arifit, në seancën publike që po mbahet nga Gjykata Kushtetuese.

Daka, pasi përfaqësuesi i Këshillit Gjyqësor potencoi se KQZ’ja nuk i ka nxjerrë ndonjë problem lidhur me deputetin Arifi, ka sqaruar ligjërisht procedurat e certifikimit të deputetëve

 

“Subjektet politike që kanë aplikuar duhet dorëzuar nga kryesuesi i partisë formularin e certifikimit të kandidatit, si dhe atë financiar. Secili e konfirmon që ai i përmbush të gjitha kriteret për ta mbajtur një post, që nuk ia ndërpret veprimtarinë atij më tej. Zyra për certifikim më 6 shtator 2019 ka marrë kërkesën e partisë së ashkalinjve për integrim, ku kandidat për deputet ishte Etem Arifi. Z. Arifi ka ofruar një formular, ku kandidati deklaron se kandidatura e tij është në përputhje të plotë me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”, ka thënë ajo.