Zbulo të panjohurën

PZAP kthen në rinumërim 8 vendvotime, pranon ankesën e kandidates për deputete nga AAK

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka pranuar ankesën e paraqitur nga Albana Bytyqi nga Suhareka, kandidate për deputete nga radhët e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), shkruanReporteri.net.
Kandidatja Bytyqi ishte ankuar dhe kishte shfaqur dyshimet se votat e saj janë manipuluar.
Në vendimin e PZAP thuhet:
Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të rinumërojë vetëm fletëvotimet për kandidatet nga subjekti politike Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Vendvotimet: VV 1603A/01D, VV1725C/02D. VV3032A, VV1724C/02R, VV0203X, VV0103C. VV 016C dhe VV 0114C
Refuzohet pjesërisht apeli Anr 759/2021, në pjesën e apelit që ka të bë me vendvotimin 1214/0103D.