Zbulo të panjohurën

Qeveria e Trusti sot dalin me detaje për tërheqjen e 10 përqindëshit

Kjo pasi që qytetarëve përmes një projektligji të tillë u mundësohet tërheqja e 10 % të kursimeve në Trust.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga zyra e kryeministrit.

“Kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me ministren e Financave Hykmete Bajrami, takon përfaqësues të BQK-së dhe të Trustit të Kursimeve Pensionale, për të diskutuar lidhur me përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike”, thuhet në njoftim.

Në njoftim bëhet e ditur se pas takimit do të ketë konferencë për media.