Zbulo të panjohurën

Qeveria i bie pishman: S’ka dasma as me 10 persona

Qeveria e Republikës së Kosovës ka publikuar të plotë vendimin për masat e reja me qëllim të kontrollit, parandalimit dhe luftimit të pandemisë COVID–19.


Masat e reja janë bërë të ditura një ditë më parë, ndërsa Qeveria e Kosovës sot publikoi të plotë vendimin.

Por në këtë vendim janë bërë disa ndryshime, konkretisht sa i përket organizimit të dasmave.

Sipas  vendimit të djeshëm, mbajtja e dasmave dhe ahengjeve familjare lejohej, por vetëm me 10 persona.

“21. Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit me më shume se 10 persona (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme). Përjashtimisht, mbajtja e pamjes ndalohet”, thuhej në vendim.

Por, me vendimin e ri, qeveria ka ndaluar krejtësisht organizimin e tyre.

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, homazhet). Përjashtimisht, pavarësisht numrit të personave, mbajtja e të pames dhe dasmave ndalohet”, thuhet në vendimin, të cilin sot Qeveria ka publikuar.