Zbulo të panjohurën

Qeveria ia ndan KEK-ut 20 milionë euro

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se sot në formë elektronike ka mbajtur mbledhjen e 49-të me radhë, ku ka marrë dy vendime.

Në vendimin e parë qeveria i ka ndarë 20 milionë euro për Korporatën Energjetike të Kosovës, mjete këto që do të shërbejnë për mbështetje të tejkalimit të krizës energjetike.

“Mjetet e ndara merren nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, nën-programi “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike” te kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”. Këto mjete transferohen në Ministrinë e Ekonomisë, te kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”, në nën programin ‘Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike’”, shkruhet në njoftim.