Zbulo të panjohurën

Qeveria në detyrë ndan 40 mijë euro për organizimin e Epopesë së UÇK’së

Qeveria në detyrë është duke mbajtur mbledhjen e radhës.

Zëvendëskryeministri në detyrë Driton Selmanaj ka paraqitur planin për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me datë 5, 6 dhe 7 mars, shkruan Gazeta Express.

“5,6 dhe 7 mars 2021 kërkohet të formohet këshilli për organizimin e Epopesë së UÇK’së e që organizohet nga kryeministri Avdullah Hoti. Këshilli do të jetë me këtë përbërje: Anton Quni, ministër i Mbrojtjes, Bekim Jashari kryetar i Skenderajt, dhe anëtarë Vlora Dumoshi ministre e Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Meliza Haradinaj Stublla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme”,  ka thënë ai.

Për punën që do të bëj ky Këshill, Selmanaj njoftoi se janë ndarë 40 mijë euro.

“Për punën e Këshillit organizativ do të ndahen 40 mijë euro”, ka thënë Selmanaj