Zbulo të panjohurën

QUINT-i, partive dhe deputetëve: Detyra e parë është zgjedhja e Presidentit

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it(ShBA-së,Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë) përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvend që të luajnë rol të përgjegjshëm pas rezultatit të 14 shkurtit, raporton Express.

QUINT-i poashtu ka bërë thirrje që akterët politikë në Kosovë të sigurojnë stabilitet në institucione përfshirë edhe presidencën.

“Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës urojnë qeverinë e re dhe Kuvendin dhe i nxitin të gjitha partitë politike të luajnë rol të përgjegjshëm në njohjen e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit si mandat i dhënë nga populli për qeveri efektive. Në këtë kohë të pandemisë dhe sfidave ekonomike, Kosova ka nevojë për udhëheqësi të vendosur dhe institucione qeverisëse funksionale që sigurojnë stabilitet, përfshirë edhe presidencën. Adresimi i këtyre sfidave do të kërkojë që prijësit e partive politike dhe deputetët e zgjedhur tani t’i vënë nevojat e qytetarëve të Kosovës mbi çështjet partiake politike dhe që opozita dhe qeveria të punojnë për prioritetet e përbashkëta, e detyra e parë është zgjedhja e presidentit të ri”, thuhet në deklaratën e përbashkët./Express/